HomeAktualitetDebat

“Ke fillu punë në Bashkinë e supermashtrusit”/ Majlinda Bregu komentuesit: E kam për nder, gjuhën mprehe diku tjetër për mllef, tek unë stop

“Ke fillu punë në Bashkinë e supermashtrusit”/ Majlinda Bregu komentuesit: E kam për nder, gjuhën mprehe diku tjetër për mllef, tek unë stop

Nëpërmjet një postimi në Instagram dhe në Twitter, Majlinda Bregu promovoi Tiranën duke u bërë thirrje europianëve për ta vizituar. Por në Twitter ka marrë një koment ku sulmohej se po i shërbente politikave ta bashkisë, të cilat fokusohen në fasada dhe jo te qytetarët.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e Majlinda Bregut, që kryeson Këshillin Rajonal për Bashkëpunim, e cila ka thënë se e ka për detyrë dhe për nder të promovojë çdo qytet e kryeqytet të rajonit. E nisi me promovimin e Sarajevës, por për Tiranën e saj e sulmuan.