HomeAktualitet

PD dhe LSI nxjerr “pedagogët e pavarur” që të protestojnë në vend të studentëve (Nga kunata e Argitës te deputetja e Bashës)

PD dhe LSI nxjerr “pedagogët e pavarur” që të protestojnë në vend të studentëve (Nga kunata e Argitës te deputetja e Bashës)

Ndërkohë që protesta e studentëve tashmë është mbyllur dhe kanë mbetur vetëm një grusht të rinj, që kanë zaptuar me forcë Universitetet, në lojë janë hedhur disa pedagogë të Histori-Filologjikut.

Ata kanë zëvendësuar studentët dhe kanë dalë si protestues, ndërkohë që vetë ata, janë një prej motiveve pse studentët dolën në protestë.

Është interesant në fakt, të shohësh emrat e pedagogëve që kanë dalë në protestë, pasi të gjithë janë të lidhur ngushtë me PD-në dhe LSI-në.

Mjafton të përmendim vetëm disa emra.

Valentina Duka-Deputete e PD.

Mark Marku-Ish- deputet i PD.
Orinda Malltezi, motra e Jamarber Malltezit (burri i Argita Berishes)
Agron Gjekmarkaj-I lidhur ngushtë me PD.

Artan Fuga-Kundërshtar politik i kësaj mazhorance.

Ervin Goci-Militant i PD.

Zylyftar Bregu-I lidhur ngushtë me LSI-në.

Të gjithë këta, tashmë kanë vendosur të zëvendësojnë studentët protestues dhe të kundërshtojnë masat e qeverisë, që ka vendosur të kontrollojë rreptësisht doktoraturat e tyre.