HomeAktualitetBota

Zgjedhjet europiane, Facebook njofton se ka marrë masa për parandalimin e lajmeve të rreme

Zgjedhjet europiane, Facebook njofton se ka marrë masa për parandalimin e lajmeve të rreme

Facebook njoftoi sot në Bruksel aktivizimin, në fund të marsit, të mjeteve të reja për të luftuar kundër ndërhyrjeve gjatë zgjedhjeve europiane në fund të majit 2019, duke u përpjekur t’i përgjigjet shqetësimeve të shprehura kryesisht nga Komisioni Europian.

Nick Clegg, drejtori i çështjeve publike të Facebook-ut, premtoi “krijimin në fund të marsit të mjeteve të reja për të ndihmuar në parandalimin e ndërhyrjeve në zgjedhjet e ardhshme dhe për të bërë publicitetin politik në Facebook më transparent”.

“Facebook” i përgjigjet në këtë mënyrë thirrjes së bërë për mobilizim kundër dezinformimit, të bërë në fillim të dhjetorit nga Komisioni Europian.