HomeAktualitetBlog

Të qafsha me llahinga…

Të qafsha me llahinga…

Nga Bledi Mane-Public Enemy

Zhurmën e pompës së ujit në mëngjes e mbyt zëri i Bashkimit. Lexon nëpërmjet ekranit të televizorit titujt kryesorë të gazetave anësore:

-Vdes shqiptari në burgun e Athinës

-Vëllai vret dashnorin e motrës në një fshat të Tiranës

-Gjendet i vdekur në kanal i riu nga Fieri

Rrëmbeva pultin, ndërova kanal por titrat e kuqe e të verdha më tërbuan sërish:

-Vdesin 200 minatorë në Brazil

-Ushtria vret 14 protestues në Karakas të Venezuelës

-Aksident i rëndë në Punxhabi të Indisë, vdesin 3 mësues dhe 6 nxënës.

Pulti dridhet në dorën time, kanalet ndërohen por lajmet jo. Nuk ndërohen lajmet dhe as argëtimi nacional:

Shfaqet Arditi me surpizat e tij dhe loti nuk ndalet. Qan gruaja pse e la burri, qan edhe fituesi i Telebingos.

Shfaqet Elvis Naçi me hallet e besimtarëve të tij dhe loti nuk ndalet por rrjedh nga kasollja e fukarait deri poshtë te pishina e zengjinit.

Shfaqet Arbana për të na bërë të lumtur por as kësaj here loti nuk bën indietro. Një grua plakë qan se nuk po gjen dot ish dashnorin e vitit të largët 1949.

U çmenda, u treta prej lajmeve të kobshme shqiptare dhe dua te relaksohem. Por as telenovelat turke me intrigat e sulltanit, as me helmin ne bakllavate e Stambollit, as ato indiane me tradhetine e Samandraxhundres dhe trashegimine e pasurise vrastare te Dokartit nuk me bejne derman.

Hedh nje sy ne lajmet e portaleve por tortura dyfishohet:

-Rendohet situata, studentet e ngujuar te juridikut nuk kanë ku të dhjesin

-Petrit Vasili mallkon Edi Ramën

-Edi Rama thith kokainë katolike kolumbiane në Surrelin musliman shqiptar

-Shef Renato e tepron me piperin e kuq në turlli…

Mbyll televizorin dhe relaksohem me muziken qe leshon radio. Flori Mumajesi kendon per qejf “Nuk kena me u pa më” por nje tjeter lajm i fundit del nga goja e spikerit: Grabitet një bankë në Tepelenë!

Në ankth kontrolloj portofolin, 5 mijë lekëshin tim nuk ka bir kurve të më vjedhë se e vras dhe dal në lajme me titra të kuqe!
Fundja burri për një nder rron!!! ???‍♂️

Shënim i rëndësishëm: Në foton ilustruese është horoskopi i portalit të gazetarit Qim Peka. Mllef pa fund edhe në parashikimet e yjeve opozitarë!