HomeAktualitetKronike

VIDEO/ Drejtori i mjedisit “shpejtësi dhe çmenduri” në rrugë, aksidenton frikshëm 11 makina

VIDEO/ Drejtori i mjedisit “shpejtësi dhe çmenduri” në rrugë, aksidenton frikshëm 11 makina

Aksident i frikshëm në rrugën Transballkanike në Vlorë. Një automjet tip “Benz” me targa AA 272 RB ka dalë nga rruga duke u përplasur me disa automjete të tjera të parkuara në zonë.

Si pasojë në aksident janë përfshirë rreth 11 automjete, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit tip “Benz”. I plagosuri është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa pas ndihmës mjekësore është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë të regjistruar. Ndërkohë kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur automjeti në lëvizje merr para makinat e parkuara.

Në video dëgjohet momenti i fortë i përplasjes dhe zhurma e frenave. Makina rrotullohet disa herë dhe është e çuditshme se si ka mundur të shpëtojë shoferi. Nga informacionet e para, drejtuesi i mjetit është drejtori i Mjedisit në Vlorë, Kreshnik Lilaj.