HomeBlog

Ema Andrea: Parlamenti, si kafeneja më e ndyrë, e pisët dhe e pështirë, ku vetëm për hallet e qytetarëve s’flitet. A keni Zot?

Ema Andrea: Parlamenti, si kafeneja më e ndyrë, e pisët dhe e pështirë, ku vetëm për hallet e qytetarëve s’flitet. A keni Zot?

Aktorja Ema Andrea ka reaguar ashpër, pas seancës së sotme plenare, e cila degradoi në fyerje dhe ofendime të ulëta.

“Parlamenti i Republikes se Shqiperise si kafeneja me e ndyre e piset e shemtuar ku mblidhen per tu share, te pershtatshmit e kesaj hapesire!

Asnje fjali per problemet e ketij vendi! Asnje fjali per qytetaret!

Asnje mendje e urte! Asnje drite shprese!

Fjalori juaj, fjalimet tuaja nuk kane asnje lidhje me liderat e nje kombi!

Nder te tjera jeni shembulli me keq per brezin e ri!

Dhe serish merrni driten e mediave dhe kohen time!

Ne kete vend e keqja eshte bere normale! ….

Dhe e keqja juaj (te gjitheve) nuk ndalet! A keni Zot!?”, shkruan aktorja e njohur.(TemA)