HomeAktualitet

Petrit Vasali e vendosi: Edi Rama s’do jetë kryeministër për zgjedhjet e 30 qershorit!

Petrit Vasali e vendosi: Edi Rama s’do jetë kryeministër për zgjedhjet e 30 qershorit!

“Edi Rama nuk mund të qeverisë më kurrë zgjedhjet në Shqipëri”. Kështu vendosi kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasali i ftuar në studion e Report Tv.

Ai deklaroi se është provuar qartësisht nga Zëri i Amerikës, se qeveria bleu zgjedhjet e kaluara parlamentare të qershorit 2017 dhe për këtë arsye, tha ai, Rama nuk mund të jetë kryeministër në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, por harroi blersat dhe hajdutët e LSI-së që disa po vuajnë dënimet për vjedhje dhe korrupsion, disa po ndiqen penalisht për rryshfet dhe blerje votash, që për arsye etike nuk po i’ua përmendim emrat.

Ai pa turp vazhdon:

“Dhe kjo është bindja e opinionit shqiptar pasi ka dëgjuar qartësisht nga SHBA, që provoi ashiqare sesi vota është shitur dhe blerë nga kriminelët në tavolinë. Është kryetari i Bashkisë së Durrës, deputetë dhe ministra pjesë e mekanizmit kriminal. Kurrë Edi Rama nuk mund të qeverisë më zgjedhje, me një kryehajdut zgjedhjesh”.

Vasali flet në emër të opinionit shqiptarë, pa lexuar opinionin e vërtet në rrjetet sociale, që e masakron dhe siç duket flet për opinionin e Kryemadhit dhe kryemdhejve të tjerë, si puna e tij./Ekskluzive.al