HomeAktualitetDebat

Djegia e mandateve/ Deputetët e PD kundër Lulzim Bashës: Mandatet janë të sovranit… jo tonat. Se dimë kush do hyjë në parlament

Djegia e mandateve/ Deputetët e PD kundër Lulzim Bashës: Mandatet janë të sovranit… jo tonat. Se dimë kush do hyjë në parlament

Ditën e sotme, Grupi Parlamentar i PD ka diskutuar propozimin e kryetarit të saj Lulzim Basha, për djegien e mandateve të deputetëve të forcës së tyre në parlament.

Mësohet se në mbledhjen e grupit, deputeti Ervin Salianji është shprehur kundër djegies së mandateve.

“Nuk dihet se kush vjen nga listat e PD-së dhe bëhet deputet. Duhet të qëndrojmë në parlament dhe të mendojmë aksionin e radhës”, propozoi Salianji.

Nga ana tjetër edhe LSI po diskuton propozimin e Bashës për djegie të mandateve, edhe pse kryetarja e kësaj partie Monika Kryemadhi u shpreh kundër këtij propozimi.