HomeAktualitetDebat

VIDEO/ Kur drejtorat e Lulzim Bashës lëviznin me makinë për blerje votash, ja si u kap “gafil” njëri prej tyre

VIDEO/ Kur drejtorat e Lulzim Bashës lëviznin me makinë për blerje votash, ja si u kap “gafil” njëri prej tyre

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri një denoncim mbrëmjen e djeshme në Opinion për blerje të votave nga një drejtor i Lulzim Bashës, në kohën kur ky i fundit mbante detyrën e kreut të Bashkisë së Tiranës.

Bëhet fjalë për kandidatin e PD-së për qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 2017-ës, Vullnet Topalli.

Ai është kapur në Fushë-Krujë në makinën e kreut të PD-së, duke blerë vota.

Vullnet Topalli ka qënë drejtor i Policisë Bashkiake dhe më pas është futur nga Lulzim Basha në listat për qarkun e Durrësit.

Shihni videon e mëposhtme me paratë që iu gjetën në makinë.