HomeAktualitetKryesore

“Gjeneral” Jar Nishani pa ushtri paralajmëron: Sulm! Nesër nuk ka kthim mbrapa

“Gjeneral” Jar  Nishani pa ushtri paralajmëron: Sulm! Nesër nuk ka kthim mbrapa

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe ish-presidenti i vendit, Bujar Nishani, ka reaguar në një shenim në faqen e tij në Facebook për protesten e neserme të organizuar nga opozita e bashkuar.

Nishani shkruan se “Sa më provokuese shfaqet urrejtja e rregjimit të hajdutërisë ndaj popullit, aq më e madhe, më e fortë dhe masive kthehet revolta dhe dallga e përmbysjes së dordolecëve të izoluar nga telat me gjemba”.

Më tej ai ka shtuar se “Dallga popullore ska më kthim pas. Nesër godet përsëri.

Çdo ditë e më e fuqishme. Historia ka nisur pa kthim!”