HomeDiasporaLifestyle

E pabesueshme! Serbinë në Eurovizion e përfaqëson këngëtarja kosovare…

E pabesueshme! Serbinë në Eurovizion e përfaqëson këngëtarja kosovare…

Përfaqësuesja e Serbisë e këtij viti në Eurovizion do të jetë një këngëtare shqiptare nga Mitrovica. Bëhet fjalë për 24-vjeçaren Nevena Bozovic, e cila u shpall fituese e festivalit “Beozivija 2019”, në Serbi.

Fituesi i këtij festivali shkon automatikisht në Eurovizion. Nevena do të përfaqësoj Serbinë në Tel Aviv me këngën “Kruna” që do të thotë në shqip ‘kurorë’. 24-vjeçarja, e cila ka jetuar pak vite në Mitrovicë ka kryer shkollën e muzikës në Beograd.

Gjithashtu Bozovic ka marrë pjesë në talent show si “The Voice” në Beograd. Në një intervistë në vitin 2012 këngëtarja ka pranuar origjinën e saj nga Kosova dhe është shprehur se është gjithnjë në zemrën e saj, ndonëse nuk shkon t’a vizitojë shpesh.