HomeAktualitet

Pas takimit me gratë dhe vajzat në Fier, kryeministri Rama kafe mes qytetarëve në qendër të qytetit

Pas takimit me gratë dhe vajzat në Fier, kryeministri Rama kafe mes qytetarëve në qendër të qytetit

Kryeministri Rama ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në qytetin e Fierit, me rastin e festës së grave, 8 Marsit.

Por para zhvillimit të takimit kryeministri Rama u prit me djegie gomash dhe proteste nga një grup i vogël, antarë dhe simpatizantë të organizuar nga opozitarët me në krye deputetët e PD dhe LSI.

Duket se kjo gjë nuk e ka shqetësuar aspak Kryeministrin i cili, pas festimit me gratë dhe vajzat, shfaqet fare i qetë në mes të qytetit të Fierit dhe qytetarëve tek “Galeria” duke konsumuar një kafe me kryebashkiakun e qytetit, Armando Subashi./Lexo.al