HomeAktualitet

VIDEO/ Kaubojsi i PD-së largohet i “tmerruar” nga Kuvendi: Isha bërë me hije në ato korridore (mos e ka për dajakun…)

VIDEO/ Kaubojsi i PD-së largohet i “tmerruar” nga Kuvendi: Isha bërë me hije në ato korridore (mos e ka për dajakun…)

Ish-deputeti Gent Strazimiri, ndihet i çliruar që nuk shkon më në Kuvend, pasi ishte bërë me hije aty (për më tepër edhe e kanë rrahur dy herë në ato ambiente/ video mëposhtë)

“Kurrë s’më kanë “ngjitur” këto korridore e dyer zyrash model sovjetik… gjithmonë kam perceptuar një armiqësi tinzare, të ftohtë, pas shpine…. edhe pse ishin të paketuara me ambalazh “demokracie” …

Sot “paketimi” ra!!!!

Sot edhe “me proces verbal”, kjo godinë është sërish thjesht dhe vetëm: K.Q. i PPSH!!!

Mora me vete të shenjtën Nanë Terezë dhe dola! Lutjet e saj, nuk i meriton strofkulla e shejtanit!!!

Lutjet e saj nuk mjaftojnë nëse edhe ne nuk i japim një “të shtyrë”…”, shkruan ai.

Më pas, kërkon të ngrihen nga varri, Churchill me shokë.

“SURGITE MORTUI!

Çohuni e flisni se po humbim trashëgiminë më të çmuar që i latë njerëzimit, “DEMOKRACINË, duke e “negociuar” me …BUROKRACINË…”, shkruan Strazimiri.