HomeAktualitetKryesore

Agron Duka uron Ralf Gjonin për marrjen e mandatit: Të paktën ngushëllohemi që ka edhe njerëz që e meritojnë parlamentin!

Agron Duka uron Ralf Gjonin për marrjen e mandatit: Të paktën ngushëllohemi që ka edhe njerëz që e meritojnë parlamentin!

Ndonëse është pjesë e tryezës së kryetarëve të opozitës, Agron Duka nuk e ka pasur aspak problem që ta urojë Ralf Gjonin për vendimin për të marë mandatin e deputetit dhe për tu futur në parlament, pavarësisht se është një vendim që bie ndesh me vendimin politikë të opozitës për të djegur mandatet.

Duke e ka uruar atë publikisht, ndërsa nuk nguron ta cilësojë atë si një nga njerëzit më të ditur dhe integritet të parlamentit actual.

“Vendimi eshte i yti,por per nje gje jam i sigurte qe do jesh nje nder me te ditur e me me integritet ne ate parlament.Te pakten ngushellohemi qe ka edhe njerez qe e meritojne parlamentin,ndoshta duhet te ishe ne listat fituese por ky eshte difekt i ketij sistemi te percudnuar.Suksese!”, – shkruan Duka.

“Agron Duka miku im te falenderoj nga zemra dhe e vleresoj mbeshtetjen tende. Do i qendroj besnik parimeve dhe te kaluares sime. Shpresoj te shihemi se shpejti”, – i përgjigjet Gjoni.