HomeBotaKuriozitet

E pabesueshme! 17-vjeçari e qëllon me vezë, reagimi i senatorit i lë të gjithë pa fjalë (VIDEO që po çmend gjithë botën)

E pabesueshme! 17-vjeçari e qëllon me vezë, reagimi i senatorit i lë të gjithë pa fjalë (VIDEO që po çmend gjithë botën)

Një ngjarje e ‘pazakontë’ ka ndodhur në Melbourne të Australisë. Senatori, Fraser Anning është qëlluar me vezë nga një 17-vjeçar teksa po fliste përpara mediave.

Një ditë më parë ai fajësoi myslimanët për sulmin terrorist brenda dy xhamive në Zelandën e Re, ku mbetën të paktën 49 persona të vdekur.

Senatori australian menjëherë pas sulmit tragjik reagoi në Twitter duke shkruar: ‘A mendon dikush ende se emigracioni mysliman dhe dhuna nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën’.

Mediat vendase kanë filmuar momentin kur adoleshenti i hedh vezën në kokë senatorit, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e goditur me shpulla e grushte. Pamjet e publikuar kanë bërë xhiron e mediave ndërkombëtare.
https://youtu.be/pGuSpEt13Ac