HomeAktualitetKryesore

Rama i shtruar në spital? Kryeministri: Po laj nëpër botë jashtënxjerrjet e opozitës!

Rama i shtruar në spital? Kryeministri: Po laj nëpër botë jashtënxjerrjet e opozitës!

Pas lajmit të një dite më parë në disa media, se Edi Rama është shtruar në një spital të Berlinit, ka reaguar edhe shefi i qeverisë.

Përmes Twitter, Kryeministri shkruan se nuk ka asgjë tjetër, përveç takimeve në Europë për të përmirësuar imazhin e vendit.

“Po boll o boll, boll se s’kam asgjë tjetër përveç larjes së jashtënxjerrjeve tuaja nēpër botë boll!

Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin!

O pika që s’ju bie kur thonë plakat” – shkruan Edi Rama.

Ditën e djeshme, në media u bë publike edhe një pjesë e axhendës së Ramës në Paris dhe Berlin, në takime zyrtare që lidhen me çeljen e negociatave.

Ndërsa sot, në faqen zyrtare të Kryeministrit në Facebook janë transmetuar fjalimet e deputetëve socialistë në Kuvend.

/javanews/a.rada