HomeAktualitetKryesore

LAJMI I FUNDIT/ FSHF shkarkon trajnerin e kombëtares Christian Panucci

LAJMI I FUNDIT/ FSHF shkarkon trajnerin e kombëtares Christian Panucci

Pas humbjes në Loro Boriçi me rezultatin 0-2 në djeshmene e djeshme mes Shqipërisë dhe Turqisë, Federata Shqiptare e Futbollit ka vdenosur shkarkimin e trajnerit Christian Panucci.

Nga reagimi i FSHF-së kuptohet se eleminatoret e “EURO 2020”, ishin përballja e fundit për të provuar rezultatet e drejtimit të ekipit të kombëtares nga trajneri italian Panucci, kontrata e të cilit përfundonte në fund eleminatores së evropianit.

Panucci drejtonte kombëtaren shqiptare që nga korriku i vitit 2017.

Sipas FSHF-së, largimi i trajnerit italian i cili e drejtonte kombëtaren prej vitit 2017 do të ndërpritet dhe kundër Andorrës, drejtuesit do të jenë Ervin Bulku dhe Sulejman Mema.

Njoftimi i plotë i Federatës Shqiptare të Futbollit:

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës.

Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual”, thuhet në njoftimin e FSHF-së./Ekskluzive.al