HomeAktualitet

Monika dërgon deputetin e saj në Kremlin, për ti ruajtur votat e Putinit

Monika dërgon deputetin e saj në Kremlin, për ti ruajtur votat e Putinit

Sërish Luan Rama është nisur drejt Rusisë. Këtë herë me një mision më të veçantë.

Do të ruajë votat e Putinit. Në një postim në rrjetin e tij social, Luan Rama, shkruan se ndodhet në Rusi shkruan se ai do të jetë pjesë e vëzhguesve të OSBE-OHDIR për zgjedhjet presidenciale të 18 marsit.

‘Në Moskë, në përbërje të misionit vëzhgues të OSBE/ODHIR-it, për zgjedhjet presidenciale të 18 marsit në Rusi.’-shkruan Luan Rama.

Në fakt, ai mer pjesë si deputet dhe i emëruar nga OSBE-ODIHR-i.

Por ajo që mund të theksohet është se ky nuk është udhëtimi i parë i Luanit në Rusi. Më herët ai është takuar edhe me vetë Putinin, ku ka bërë një selfie dhe e ka shpërndarë në rrjetet sociale.

Këto takimet dhe udhëtimet e deputetëve të LSI në Rusi çfarë kuptimi kanë?

Kreu i shtetit Ilir Meta bashkëshorti i numri 1 të LSI Monika Kryemadhi është dhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Pikërisht dhe të trupave që kemi ne në kufi me Rusinë për të mbrojtur kufinjtë e Aleancës nga rreziku rus. Shqipëria është akuzuar shpesh nga NATO gjatë qeverisjes së Berishës për rrjedhjen e informacioneve drejt vendeve jo mike dhe armike të NATO-s. Ekziston tani një rrezik i tillë?

Misioni i Luan Ramës në Rusi vjen në kulmin e debatit politik në Shqipëri pas skandalit të shpërthyer në lidhje me lobimin e Bashës me kompanitë ruse në SHBA.

Bashës i dolen sheshit të palarat se po paguan me miliona një kompani ruse për ta afruar me Donald Trump.

Monika dhe Luli kanë akuzuar Ramën për lidhjet e tij me Rusinë dhe jo me Perëndimin, në fakt po rezulton e kundërta. /Pamfleti.com