HomeAktualitetKryesore

Mirë Ivanovin, po Metën pse nuk e ftojnë?

Mirë Ivanovin, po Metën pse nuk e ftojnë?

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij maqedon, Zoran Zaev, do të takohen nesër me kancelaren gjermane Angela Merkel. Tema e bisedës kuptohet që është stabiliteti në rajon dhe reformat.

Kjo është e disata herë që Merkel takon Ramën, sikundër Zoran Zaevin që i ktheu Maqedonisë një tapet të pastër drej proceseve integruse.

Takimi i së hënës pritet të bëhet një lajm më i madh pas konferencave për shtyp, ku Gjermania tek e cila i kanë sytë të gjithë shqiptarët do të japë edhe këshillat e saj të radhës, kritikat apo përgëzimet.

Megjithatë i çuditshëm mbetet fakti se krerët e shteteve nuk i kërkon askush në takime. Qoftë Ilir Metën, qoftë George Ivanovin.

Ky i fundit shquhet për qëndrimet e tij anti-perëndimore, afërsinë me ish-kryeministrin Gruevski apo pengesat që i nxori vendit të tij në rrugën euro-atlantike.

Por pa përgjigje mbetet pyetja: Po me presidentin e Shqipërisë çfarë kanë?