HomeAktualitetKryesore

Idrizit “i turren” çamët: O kampioni i lëpirjes, na ha…

Idrizit “i turren” çamët: O kampioni i lëpirjes, na ha…

Intervista e Shpëtim Idrizit, nëpërmjet së cilës synonte të justifikonte koalacionin me Dulen e PBDNJ-së duke sulmuar kryeministrin Edi Rama, është pritur me reagime të ashpra nga komentuesit çamë në rrjetet sociale.

Ata kanë kryqëzuar me komente Idrizin, duke e konsideruar tradhëtar të çështjes çame.

Kjo referuar pirueteve që Idrizi ka bërë në vite, duke kaluar sa me PS-në dhe sa me PD-në për interesa personale dhe duke ia faturuar këtë kosto kauzës së Çamërisë.

Duket qartazi se lëvizjet sa majtas dhe djathtas i kanë kushtuar Shpërtim Idrizit dhe PDIU-së besueshmërinë.

Ndërkohë, duket që ai ka humbur edhe mbështetjen e komuniteti çam, komentet e të cilëve kanë vërshuar në çdo faqe online ku është publikuar intervista.