HomeAktualitet

Ish- ministri që la shqiptarët të vdisnin në spitale sot bëhet merak

Ish- ministri që la shqiptarët të vdisnin në spitale sot bëhet merak

Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, është munduar të prekë sërish zemrat e shqiptarëve duke postuar hallet e popullit në rrjetin e tij social.

Ish- ministri i Shëndetësisë, i cili nuk bërë asgjë që të mbahet mend për sistemin shëndetësor në Shqipëri, sot preokupohet për fëmijët e vendit.

Ai ka ngritur alarmin për largimin e fëmijëve të moshes 7-17 vjeç drejt perëndimit, të pa shoqëruar nga prindërit.

Ndërkoh gjatë mandatit të tij si ministër i Shëndetësisë dhe i Drejtësisë ai nuk bëri asgjë për fëmijët dhe për shqiptarët

Statusi i plotë:

Tragjedi largimi i mijra te miturve nga Shqiperia dhe kryeministri rri e veshtron…

Mijra te mitur nga mosha 7 -17 vjec largohen nga Shqiperia te pashoqeruar drejt Europes.

Eshte tragjedia me e rende dhe rrenqethese me te cilen eshte perballur ky vend.

Mijra te mitur te rrezikuar nga pedofilia,trafiku i organeve, kthimi ne shperndares droge gjenden ne mes te ketyre rreziqeve shume te renda kriminale e shoqerore sepse Shqiperia gjendet ne mjerim.

Kryeministri flet per emigracionin jo si nje plage e thelle qe vjen nga vrasja e cdo shprese,por si nje kenaqesi e madhe nje normalitet dhe kjo eshte vertet mizore.

Emigrimi i te miturve eshte ajo qe nuk do donim te degjonim kurre,por qeverisja e nje kryeministri pa vizion,pa alternative dhe te paafte e pa zemer po zhben cdo ekuliber minimal social si dhe po krijon nje tension shperthyes shoqeror ku pergjegjesi eshte vetem ai.

Modestia,reflektimi dhe jo arroganca e marrë jane rruga per te dale nga nje situate e tille katastrofike.

Toka e djegur eshte nje fatkeqesi tragjike per te gjithe,por nuk duket e tille per kryeministrin.