HomeBota

Aksidenti t.ragjik në Moskë: Shkon në 41 numri i të v.dekurve nga flakët në avion

Aksidenti t.ragjik  në Moskë: Shkon në 41 numri i të v.dekurve nga flakët në avion

Të paktën 41 pasagjerë kanë ndërruar jetë pasi avioni rus me të cilin po fluturonin shpërtheu në flakë dhe u përplas me pistën gjatë uljes së emergjencës, raportojnë mediat ruse duke cituar burime nga hetuesit.

Avioni i llojit “Aeroflot Superjet 100” shpërtheu në flakë në ajër dhe u detyrua të bëjë ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të Moskës në Sheremetyevo.

Paraprakisht u raportua për persona të lënduar, më pas agjencia ruse TASS tha se nga incidenti humbën jetën 13 persona. Numri i viktimave aktualisht raportohet të jetë 41, nga 73 pasagjerë që ndodheshin në bord.