HomeAktualitet

Postet në Kuvend të opozitës: Myslim Murrizi zgjidhet nënkryetar Kuvendi, ndërsa Rudina Hajdari kryetarja e Komisionit për Integrimin Evropian

Postet në Kuvend të opozitës: Myslim Murrizi zgjidhet nënkryetar Kuvendi, ndërsa Rudina Hajdari kryetarja e Komisionit për Integrimin Evropian

Opozita e re ka ndryshuar përbërjen e Komisioneve parlamentare. Deputetët e rinj janë emëruar anëtarë në disa Komisione sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Ndërkohë, deputeti Myslim Murrizi është zgjedhur nënkryetar Kuvendi me 92 vota pro dhe 6 abstenim. Emërimi i deputetëve të rinj në Komisionet Parlamentare:

-Rudina Hajdari kryetare e Komisionit për Integrimin Evropian.

-Enver Roxhi kryetar i Komisionit të Shëndetësisë.

-Jalil Jakini nënkryetar i Komisionit të Veprimtarisë.

-Fationa Dhimitri kryetare e Komisionit të Medias

-Alban Zeneli kryetari i Komisioni i Sigurisë.

-Korab Lita nënkryetar i Komisionit të Ligjeve.