HomeAktualitet

Rama bën “paqe” me mediat: Jeni bërë shumë të mirë, edhe unë do bëhem i mirë me ju

Rama bën “paqe” me mediat: Jeni bërë shumë të mirë, edhe unë do bëhem i mirë me ju

Kryeministri Edi Rama duket se ka bërë “paqe” me mediat.

Teksa është pyetur lidhur me listën e kandidatëve për kryetar bashkie, shefi i qeverisë e mbylli fjalën duke komplimentuar reporterët.

“Jeni bërë shumë të mirë, edhe unë do të bëhem shumë i mirë me ju”, u shpreh Rama duke shkaktuar të qeshura.