HomeAktualitet

REAGIMI i fortë i SHBA: Të ndalohet dhuna, drejtuesit e opozitës duhet të mbajnë përgjegjësi

REAGIMI i fortë i SHBA: Të ndalohet dhuna, drejtuesit e opozitës duhet të mbajnë përgjegjësi

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ka reaguar ashpër për aktet e dhunës në protestën e sotme.

“Ambasada e SHBA dënon dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme.

Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit.

Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë.

Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi.

Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje”, thuhet në reagim.(TemA)