HomeAktualitetKryesore

OSBE sulmon opozitën: Duhet të mbajnë përgjegjësi për dhunën k.riminale

OSBE sulmon opozitën: Duhet të mbajnë përgjegjësi për dhunën k.riminale

OSBE ka shpërndarë një deklaratë për protestën e ditës së sotme, ku sulmon hapur opozitën. Në këtë deklaratë thuhet se organizatorët e protestës duhet të mbajnë përgjegjësi për “dhunën kriminale” të ushtruar në protestë.

“Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre. Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve. OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri.

Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë”.