HomeAktualitetKryesore

Zef Brozi apel Policisë dhe Prokurorisë: “Organizatorët e protestës të vihen para përgjegjësisë”

Zef Brozi apel Policisë dhe Prokurorisë: “Organizatorët e protestës të vihen para përgjegjësisë”

Prej më shumë 6 orësh, vijoi protesta e Opozitës, e cila ka degjeneruar në dhunë.

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi nëpërmjet një reagimi ka kërkuar që organizatorët e protestës të vendosen para përgjegjësisë.

“I bëj apel prokurorisë, policisë dhe gjyqësorit të vënë para përgjegjësisë ligjore organizatorët e kësaj proteste të dhunshme dhe këdo protestues që ushtroi dhune kundër policisë dhe atyre që dëmtuan e shkatërruan pronën publike e private”,shprehet Brozi.