HomeAktualitetDebat

Gjithçka u filmua nga kamerat, por djali i Rustem Gjatës tregon përralla: Ja çfarë e detyroi Sahit Dollapin të vrapojë e të rrëzohej

Gjithçka u filmua nga kamerat, por djali i Rustem Gjatës tregon përralla: Ja çfarë e detyroi Sahit Dollapin të vrapojë e të rrëzohej

Sekretari për Çështjet Ligjore i Partisë Demokratike, Çlirim Gjata ka zbardhur një tjetër detaj nga incidenti i ndodhur mbrëmë në protestën e opozitës, ku efektivë të policisë arrestuan me dhunë Sekretarin Organizativ të PD, Sahit Dollapi.

Gjata thekson se Dollapi ka dëgjuar me britma urdhrin e një oficeri “arrestojeni, mbyteni!”, sapo ai ka hequr kundra-gazin, duke i mundësua policisë edhe identifikimin e tij.

“Vrapoi se ka dëgjuar britmat e mëdha, ‘arrestojeni, mbyteni’ nga drejtues të policisë, shumica me skafandra. Ishte urdhri i oficerit, që ai e pa gjendjen keq dhe u largua, se kemi të bëjmë me struktura policore terroriste.

Një polici e tillë fashiste godet një nga drejtuesit më të lartë të opozitës dhe protestës për të matur pulsit se si po reagohet”, tha Gjata, i cili shtoi se Dollapi ka bërë një punë të madhe duke u kërkuar protestuesve që të shmangin dhunën, madje kishte ndihmuar edhe një gazetare të dëmtuar nga gazi i lëshuar nga policia.

“Dollapi bëri një punë titanike për të penguar njerëzit për tu përplasur me policët, ndihmoi një gazetare e cila ishte në gjendje të rëndë për shkak të gazit dhe kameramanit të saj, më pas po diskutonte paqësisht me policinë.

Sapo e kanë identifikuar ka nisur dhuna, kanë urdhëruar një nga drejtuesit e lartë të PD”, tha sekretari i PD në një prononcim për mediat.