HomeAktualitet

EMRI/ Vjen befasia e parë për zgjedhjet lokale, kryetari i PD në rrethe kandidon për PS si këshilltar

EMRI/ Vjen befasia e parë për zgjedhjet lokale, kryetari i PD në rrethe kandidon për PS si këshilltar

Çudirat e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit duket se sapo kanë nisur.Në Libohovë në listën e kandidatëve për këshillin bashkiak është një demokrat.

Bëhet fjalë për kryetarin e PD në Nepravishtë, Kujtim Mushi. Disa socialistë e kanë pritur keq këtë katapultim të demokratit.

Demokrati Mushi tashmë është regjistruar në KQZ si kandidat për anëtar i Këshillit Bashkiak Libohovë, nën siglën e PS.