HomeAktualitet

Dash Shehi nuk përmbahet: Nuk heqim dorë nga rruga, me protesta deri sa të rrëzojmë Ramën

Dash Shehi nuk përmbahet: Nuk heqim dorë nga rruga, me protesta deri sa të rrëzojmë Ramën

Dash Shehi është shfaqur i revoltuar pas mbledhjes së aleatëve me kryedemokratin Lulzim Basha.

Kreu i LZHK-së shprehet se nuk do të hiqet dorë nga protestat duke thënë se do të vazhdojë aksioni për të rrëzuar kryeministrin e vendit Edi Rama.

Shehi është shfaqur krah Fatmir Mediut, Nard Ndokës, Vangjel Dules dhe Petrit Vasilit.

Gjithashtu ai garantoi se protestat e opozitës do të ndryshojnë Shqipërinë.