HomeAktualitetKryesore

Ja arritëm ta friksojmë Europën! Kërcënimet e LSI detyrojnë shtetin të marrë masa: Merret në mbrojtje Borchardt!

Ja arritëm ta friksojmë Europën! Kërcënimet e  LSI detyrojnë shtetin të marrë masa: Merret në mbrojtje Borchardt!

Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt, pas parrullës “Borchardt shame on you” .

Burimet bëjë me dije se efektivët e policisë janë stacionuar poshtë pallatit të ambasadorit 24 orë, ndërkohë që ky pallat mbikqyret dhe nga kamerat e sigurisë apo dhe polici private.

Ngjarja ka ndodhur në protestën e 5-të kombëtare të opozitës së 11 majit, teksa disa të rinj shkuan në murin e pallatit ku banon ambasadori shprehjen “Borchardt shame on you” .

Prej këtij fakti Policia e Shtetit ka marrë në mbrojte Bernd Borchardt dhe familjen e tij.

Ndërkaq, lidhur me ngjarjen janë shoqëruar në polici 2 vajza të cilat janë marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lira.