HomeAktualitet

50 oficerë të BE në kufijtë shqiptarë, Drejtori i FRONTEX: Operacioni i parë i BE me një vend jo anëtar, partneritet i shkëlqyer me Shqipërinë

50 oficerë të BE në kufijtë shqiptarë, Drejtori i FRONTEX: Operacioni i parë i BE me një vend jo anëtar, partneritet i shkëlqyer me Shqipërinë

Nga sot nis në territorin shqiptar operacioni i përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe FRONTEX, Agjencisë së Rojës Bregdetare dhe Kufirit Europian, për kontrollimin dhe monitorimin e kufijve territorialë shqiptarë.

Kështu, 50 oficerë të FRONTEX do të vendosen në kufijtë shqiptarë për të garantuar sigurinë kufitare dhe për t’i ofruar palës shqiptare asistencën e kualifikuar në fushën e menaxhimit të kufijve.

Drejtori i FRONTEX, Fabrice Leggeri, theksoi gjatë takimit për nisjen e operacionit në Tiranë, se ky bashkëpunim, i pari i Bashkimit Europian me një vend jo anëtar si Shqipëria, thekson partneritetin e shkëlqyer me Shqipërinë dhe hap rrugën për një bashkëpunim më të ngushtë me vendet e Ballkanit Perëndimor në fushën e sigurisë

Leggeri shprehu falenderimet e tij për mbështetjen e e qeverisë shqiptarë në bërjen të mundur të këtij operacioni.

Ndër të tjera, operacioni ka për qëllim të luftojë lëvizjet migratore, krimin kufitar, trafikimin e qenieve njerëzore dhe kërcënimet e ndryshme lidhur me sigurinë në kufij.