HomeAktualitetDebat

Tsipras ngriti tonet me Ramën, komisioneri grek i BE e lë me gisht në gojë: Shqipërinë dua ta shoh më afër Europës

Tsipras ngriti tonet me Ramën, komisioneri grek i BE e lë me gisht në gojë: Shqipërinë dua ta shoh më afër Europës

Komisioneri për Migrimin Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë në Bashkimin Europian, Dimitris Avramopoulos, gjatë prezantimit të operacionit FRONTEX në Shqipëri, tha se dëshiron që ta shohë Shqipërinë sa më pranë BE.

Deklarata e komisionerit grek të BE, vjen një ditë pasi kryeministri Aleksis Tsipras, tha për Financial Times, se Shqipëria duhet të respektojë të drejtat e minoritetit grek, në të kundërt, dera e BE do të mbyllet për të.

“Personalisht kam lumturinë që jam këtu, për dy arsye, Së pari të shihja këtë agjenci të bëhej me një polici kufitare evropiane dhe e dyta sepse gjithmonë kam dashur ta shoh Shqipërinë më afër Europës, për ta parë Shqipërinë jo vetëm të bëhet pjesë e Europës, por anëtare e familjes europiane”, tha Avramopoulos.