HomeAktualitetKryesore

24 orë pas rekomandimit pozitiv, ambasadori i BE sot i pranishëm në Kuvend, mësoni çfarë pritet të ndodhë

24 orë pas rekomandimit pozitiv, ambasadori i BE sot i pranishëm në Kuvend, mësoni çfarë pritet të ndodhë

Ditën e sotme ambasadori i Bashkimit Europian, Luigji Soreca do prezantojë në Komisionin e Integrimit Europian, progres raportin e Komisionit Europian me rekomandimin pozitiv për Shqipërinë.

Prezantimi i tij do të bëhet në sallën e seancave plenare në Kuvend.Komisioni Europian rekomandoi pa kushte hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë.

Mogherini u shpreh dje se Shqipëria është gati dhe negociatat të çelen sa më shpejtë.Ndërsa kreu i PPE, Kukan i bëri apel opozitës të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.