HomeAktualitet

Gjyqi me Brahon, Dukën dhe Tarifën, flet Agron Tufa: Enveristë s’u përballën dot me mua, ju dhimbte b*tha

Gjyqi me Brahon, Dukën dhe Tarifën, flet Agron Tufa: Enveristë s’u përballën dot me mua, ju dhimbte b*tha

Agron Tufa ka reaguar për procesin gjyqësor që me Spartak Brahon, ish-deputetin socialist Sabit Brokaj, poetin Arben Duka dhe ish-ambasadorin Fatos Tarifa.

Ai është shprehur se në seancën e parë, ata që i quan kërcënuesit dhe ofenduesit enveristë nuk se patën kurajon të përballeshin me të.

“Trimoshat e Enverit i la kuraja të përballeshin me shpifjet e tyre. Ata kishin çuar të gjithë justifikimet se janë sëmurë… apo siç me tha njëri në vesh, të gjithëve u dhimbte byça:))”, shprehet ai.

Më 24 prill, Drejtori i Institutit të K.rimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa paditi në Gjykatë, deputetin socialist Spartak Braho, ish-deputetin socialist Sabit Brokaj, poetin Arben Duka dhe ish-ambasadorin Fatos Tarifa, pasi këta e kishin sulmuar publikisht.

Reagimi i plotë i Tufës:

Seanca e parë e përballjes me shpifësit, kërcënuesit dhe ofenduesit enveristë Braho, Tarifa, Brokaj, Shaqiri, Duka & Co përfundoi me rezultatatin e pastër 3:0 në tavolinë, për mosparaqitje.

Trimoshat e Enverit i la kuraja të përballeshin me shpifjet e tyre.

Ata kishin çuar të gjithë justifikimet se janë sëmurë… apo siç me tha njëri në vesh, të gjithëve u dhimbte byça:))

Ja se çfarë trimash mejdani…!

Seanca tjetër do të jetë me 11 qershor 2019. A ka kush ua ngre pakëz moralin të dalin në mejdan?