HomeBotaSport

Lot zhgënjimi te “Tottenham”, lot gëzimi te “Liverpool” pas 14 vitesh!

Lot zhgënjimi te “Tottenham”, lot gëzimi  te “Liverpool” pas 14 vitesh!

Të kuqtë mposhtën në finalen e madhe të UEFA Champions League, Tottenhamin. Rezultati 2-0 i regjistruar në mitikun “Wanda Metropolitano” i dha të drejtë të besuarve të Jurgen Kloop që të ngrejnë lart trofeun me “veshë të mëdhenj” për herë të 6-të në histori.

Titulli i fundit në Europë, rezultonte në sezonin 2004-2005, aty ku të gjithë e mbajnë mend atë përmbysje të çmendur të anglezëve në Turqi ndaj Milanit.