HomeAktualitetKronike

Nën hetim për aferën miliona euro të CEZ, Shkelzen Berisha bën ironi: “Peshqit” po dalin vetë nga lumi dhe dorëzohen para drejtësisë

Nën hetim për aferën miliona euro të CEZ, Shkelzen Berisha bën ironi: “Peshqit” po dalin vetë nga lumi dhe dorëzohen para drejtësisë

Pavaresisht se eshte nen hetim per aferen e “CEZ” dhe akuzohet per perfitimin e miliona eurove permes sekserit te tij Nuel Kalaj, djali i ish kryeministri, Shkelzen Berisha gjen kohen dhe vendin te beje ironi.

Situata e rëndë nga përmbytjet në Shkodër ka bërë që peshqit të dalin nga lumi dhe të vërshojnë në rrugë pranë banesave, duke nxitur dhe fantazine e Shkelzen Berishes qe te gjeje kohen per te bere nje status ne rrjetin social.

Dhe këtë situatë dramatike, djali i ish kryeministrit Sali Berisha e ka shfrytëzuar për të ironizuar qeverinë “Rama”, reformën në drejtësi dhe kapjen e të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”.

“Në Shkodër “Reforma” po i bën peshqit të dalin nga lumi e të dorëzohen vetë para drejtësisë”, shkruan Shkëlzen Berisha.(TemA)