HomeAktualitetDebat

DEBATI/ Gjekmarkaj: “Je në hall!”, Rama i kthehet: Më marrsh të keqen, në hall je ti se je shërbetor i një revolucioni të destinuar të dështojë

DEBATI/ Gjekmarkaj: “Je në hall!”, Rama i kthehet: Më marrsh të keqen, në hall je ti se je shërbetor i një revolucioni të destinuar të dështojë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një debat me pedagogun e njohur Agron Gjekmarkaj lidhur me përgjimet e publikuara nga Bild.

Rama tha se nuk mbante përgjegjësi për personat që përmendnin emrin e tij në telefonata.

Biseda në studio:

Agron Gjekmarkaj: E kuptoj që je kryeministër në hall.

Edi Rama: Mua më marsh të keqen se nuk jam në hall. Në hall je ti se je shërbetor i një revolucioni të destinuar të dështojë. Duhet t’ju vijë turp se merreni me fjalët e disa personave që janë në burg. Fol pa prekur personin që ke përballë.

Agron Gjekmarkaj: Ata vëzhgojnë ku udhëtoni ju.

Edi Rama: Se sa plehra i thonë njëri-tjetrit se njohin kryeministrit unë nuk mbaj përgjegjësi. Unë mbaj përgjegjësi për çfarë them unë.

Agron Gjekmarkaj: Ti ndjehesh ngushtë.

Edi Rama: Po pse më thua ashtu, të them unë ti se je i kuq nga fytyra.

Agron Gjekmarkaj: Jam i kuq se kam alergji.