HomeAktualitetDebat

LAJM I FUNDIT/ Anuloi datën e zgjedhjeve, Rama mbledhje urgjente me deputetët e PS… për të shkarkuar Ilir Metën e shpëtuar Shqipërinë

LAJM I FUNDIT/ Anuloi datën e zgjedhjeve, Rama mbledhje urgjente me deputetët e PS… për të shkarkuar Ilir Metën e shpëtuar Shqipërinë

Pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve lokale të 30-qershorit, një lëvizje e beftë ka ardhur nga kampi socialist.

Kryetari i PS, Edi Rama, njëherazi kryeministër ka vendosur të mbledhë urgjentisht grupin e deputetëve të Partisë Socialiste në selinë rozë nesër në orën 09:30.

Rama është kthyer me shpejtësi nga Berati ku po zhvillonte një tur takimesh në këtë qark dhe do të takojë socialistët pas vendimit të Metës, që e cilësoi një vegël të Sali Berishës.

Nuk dihet cili do të jetë hapi i radhës nga kryeministri, por ai tha se është tri lëvizje përpara nga të tjerët.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka anuluar sot zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Meta nuk ka dhënë një datë të re për këto zgjedhje.

Shkak për këtë, është bërë sinjalizimi se protesta e opozitës do të jetë e d.hunshme. Argumentet shtjerruese, thekson Meta do të bëhen publike ditën e hënë më 10 qershor.