HomeAktualitetKryesore

Kur do të mbahen zgjedhjet sipas skenarit të parapërgatitur të Metës dhe shokëve të tij?

Kur do të mbahen zgjedhjet sipas skenarit të parapërgatitur të Metës dhe shokëve të tij?

Meta tha se dekreti i tij për të shfuqizuar dekretin e zgjedhjeve, nënkupton se anulimi i 30 qershorit, do të thotë shtyrje e tyre përtej afatit të caktuar zgjedhor. Por kjo sipas tij nuk paraqet pengesa kushtetuese. Ka diferencë tha Presidenti për rregullat e mbarimit të mandatit të Kuvendit dhe ato të mbarimit të mandatit për organet e njësive të qeverisjes vendore.

Meta tha se data e ardhshme e zgjedhjeve do të caktohet brenda një afati të arsyeshëm, por kjo datë do të jetë e dakordësuar politikisht.

Meta tha se kërkon zgjidhjen e situatës me marrëveshje politike. “Të krijohet hapësirë kohë e nevojshme që palët të diskutojnë për të gjetur rrugën e krizës”, tha ai.