HomeAktualitetDebat

Anulimi i datës së zgjedhjeve, avokati Romeo Kara: Presidenti ka kryer veprim arbitrar, të pambeshtetur në ligj, veprim i cili është antikushtetues

Anulimi i datës së zgjedhjeve, avokati Romeo Kara: Presidenti ka kryer veprim arbitrar, të pambeshtetur në ligj, veprim i cili është antikushtetues

Avokati Romeo Kara ka sqaruar veprimin e presidentit Ilir Meta për “çdekretimin” e zgjedhjeve, duke e cilësuar atë si veprim arbitrar, te pambeshtetur ne ligj, veprim i cili eshte antikushtetues.

Statusi i avokatit:

Presidenti ka kryer veprim arbitrar, te pambeshtetur ne ligj, veprim i cili eshte antikushtetues.

Presidentin askush nuk mund t’a shkarkoje persa kohe, nuk kemi Gjykate Kushtetuese.

Dekreti i shfuqizimit te dates se zgjedhjeve, nuk mund te rrezohet ne Gjykaten Administrative, pasi Presidenti pretendon se ka zbatuar kompetencat kushtetuese, shkelja e të cilave shqyrtohet vetem nga Gjykata Kushtetuese.

Praktikisht, nese Presidenti nuk jep doreheqjen, ai do te rrije fare i pashqetesuar ne zyren e tij, duke bere ate qe di te beje me mirë: berjen lemsh te politikes shqiptare.

Zgjidhja e vetme: Zgjedhje te parakoheshme parlamentare dhe plotesimin sa me shpejt te vendeve vakante ne Gjykaten Kushtetuese.