HomeAktualitetKryesore

PS i përgjigjet Metës: Akti i paprecedentë nuk ka asnjë vlerë juridike! Faleminderit dhe të fala PD!

PS i përgjigjet Metës: Akti i paprecedentë nuk ka asnjë vlerë juridike! Faleminderit dhe të fala PD!

Partia Socialiste i është përgjigjur deklaratave të presidentit Ilir Meta fill pas konferencës së tij për media.

Ka qenë kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla i cili përsëriti edhe njëherë se dekreti i presidentit për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit nuk ka vlerë juridike.

“Akti i paprecedentë i presidentit nuk ka asnjë vlerë juridike, faleminderit dhe të fala PD.

Ditën e enjte Kuvendi do të ketë një diskutim të gjerë për këtë çështje dhe në fund do të ketë një rezolutë, e cila më shumë sesa përgjigjja që do të japë unë është një përgjigje institucionale dhe qasje shumë institucionale.

Përballë një akti antikushtetues duhet një sjellje e përgjegjshme dhe kushtetuese me të gjitha hapat që përfshin.

Jo vetëm kuvendit, jo vetëm vendimmarrja e djeshme e KQZ, por çdo vendimmarrje sepse edhe ju e dini, jashtë mikrofonave bini dakord me mua që Presidenti në një republikë parlamentare nuk e ka këtë kompetencë. Presidenti mund të ketë shumë dëshira, por jo të gjitha dëshira mund t’i shndërrojë në dekrete”, shprehet Balla.