HomeAktualitetKryesore

Salianji: Më 2011 katër janë pak, 400 duheshin v.rarë Reagon Ngjela: S’je në fshatrat e Korçës, je në Tiranë. Ik vidh misrat e kryetarit të kooperativës

Salianji: Më 2011 katër janë pak, 400 duheshin v.rarë Reagon Ngjela: S’je në fshatrat e Korçës, je në Tiranë. Ik vidh misrat e kryetarit të kooperativës

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji është përplasur me avokatin Spartak Ngjela në studion e OPEN.

Duke komentuar përplasjet e sotme në Shkodër dhe situatën në Shqipëri, Ngjela tha se zgjedhjet duhet të bëhen edhe pa opozitën.

I ashpër ka qenë reagimi i Salianjit.

“Ai është kryetar partie dhe nuk ka kandidat në zgjedhje. E sheh kush flet”, tha Salianji.
Salianji tha se Ngjela kërkon zbatimin e rregullave të shtetit, por vetë nuk i ka zbatuar dhe ka bërë burg

“Ku je këtu, në fshatrat e Korçës, je në Tiranë. Eni bën gabim që na sjell njerëz pa intelekt.

E kam goditur pushtetin komunist dhe nuk kam kërkuar pafajësi”, tha Ngjela.

Debati:

Salianji: Në 2011 katër janë pak 400 duheshin vrarë

Ngjela: Nuk je në fshatrat e Korçës këtu je në Tiranë. Ik vidh misrat e kryetarit të kooperativës

Salianji: Përgjigju për këtë

Ngjela: Zonjë mos merr njerëz pa intelekt këtu

Salianji: Dil ruaj një etikë profesionale

Ngjela: Do marr maskën tënde se e ke kooperativist safi

Salianji: Ti je i çmendur