HomeAktualitetDebat

Ceka s’di të ndalet, sulmon OSBE-në: Të ikë OSBE-ja një orë e më parë nga Shqipëria, pjesë e aparatit k.riminal!

Ceka s’di të ndalet, sulmon OSBE-në: Të ikë OSBE-ja një orë e më parë nga Shqipëria, pjesë e aparatit k.riminal!

Ish-ministri i Brendshëm, politikani Neritan Ceka, ka bërë një akuzë të fortë mbrëmjen e djeshme ndaj OSBE-së duke deklaruar se “është pjesë e aparatit k.riminal të vjedhjes së votave” ndaj dhe duhet të kishte ikur me kohë nga Shqipëria.

I ftuar në emisionin “360 Gradë” Ceka tha: “Kemi të gjithë ndërkombëtarët të aktivizuar, një pjesë e tyre i hedhin ujë zjarrit, nuk shohin që ka një dekret presidenti, që ka një vendim të paligjshëm të KQZ për vazhdimin e zgjedhje, por del përfaqësuesi, ai që quhet gjoja Ambasadori i OSBE-së dhe thotë “Mos pengoni zgjedhjet!’

Ore, si nuk ka pyetur, ky Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ka çuar ndonjë shkresë se si do të vazhdojë?! Nuk ka çuar… Po ti ke dekret të botuar dhe mungesën e një… po si mund të veprojë Policia?!

Ky nuk handikap! Kjo është pjesëmarrje në krim! Kjo është pjesëmarrje në k.rim dhe OSBE është bashkëpunëtore e ndërtimit të gjithë këtij aparati k.riminal.

E them edhe 100 herë. Nuk trembem fare se e kam thënë edhe kur isha kryetar i Kuvendit:

Të ikë OSBE-ja një orë e më parë nga Shqipëria, është pjesë e aparatit k.riminal të vjedhjes së votave, për interesat e tyre!

Është pjesëmarrëse! Borchard është pjesëmarrës! Nuk merrem fare me emra!”.