HomeAktualitetDebat

Astrit Patozi për zgjedhjet e 30 qershorit: Do zhvillohen, dekreti i Metës është një marrëzie politike

Astrit Patozi  për zgjedhjet e 30 qershorit: Do zhvillohen, dekreti i Metës është një marrëzie politike

Astrit Patozi, Kreu i Bindjes Demokratike prezanton në Korçë kandidatin e kësaj force polititike për kryebashkiak, Leonard Olli.

Patozi u shpreh i bindur se 30 qershori është një datë e vendosur për zgjedhjet lokale dhe se shqiptarët janë të detyruar të shkojnë të votojnë.

Kreu i BD, thekson se kjo është e vetmja rrugë që mund ta ndryshojë situatën politike të krijuar në vend.

“Leonard Olli nuk është emer i panjohur i Korcës. Ai nuk ka pritur kandidimin për të treguar se është i zoti. Korca do reflektojë, dhe do të shohë modelin e shëmtuar që kemi përball modelin e rilindjes. Korca ka nevojë për një personalitet publik i cili do bëjë ndryshimin në këtë qytet.

Forcat e vjetra politike ndodhen në një ndeshje dhe kjo tregon se ata janë shkaktarët e krizës në të cilën ndodhet vendi. Ky qytet nuk ka nevojë për fasadat e rilindjes.

Zgjedhje do të bëhen, 30 qershori është një datë e vendosur dhe shqiptarët janë të detyruar të shkojnë të votojnë. Dekreti i Metës është në kuadrin e një marrëzie politike, vetëm zgjedhjet mund ta ndryshojnë këtë situatë”, u shpreh Astrit Patozi nga qyteti juglindor.