HomeAktualitetDebat

“Zgjedhjet më 13 tetor”, Rama i përgjigjet Metës: A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? 30 qershori është e vetmja datë zgjedhjesh

“Zgjedhjet më 13 tetor”, Rama i përgjigjet Metës: A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? 30 qershori është e vetmja datë zgjedhjesh

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dekretit të dytë të Metës për të zhvilluar zgjedhjet vendore më 13 tetor. Në një shënim në twitter, Rama shprehet i bindur se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor: “A ju thashë prisni çmendurinë e dytë?? Tani thjesht mëshirojeni? Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një nullum absolutum dhe quod nullum est nullum producit effectum? 30 qershori eshte e vetmja date zgjedhjesh???”- shkruan Rama në twitter.