HomeAktualitetKryesore

Djali i Rustem Gjatës nuk mban mend mbiemrin e vajzës së Azem Hajdarit, Rudina: Kush je ti që më gjykon mua

Djali i Rustem Gjatës nuk mban mend mbiemrin e vajzës së Azem Hajdarit, Rudina: Kush je ti që më gjykon mua

Çlirim Gjata i ftuar në Open pati një përplasje me Rudina Hajdarin kur kjo e fundit do merrte fjalën. Deputetja e PD-së, ka replikuar menjëherë me Gjatën, duke thënë se ‘më vjen keq me parafolësin që nuk ka respekt për zonjat dhe nuk mbante mend mbiemrin tim”. Ka ndërhyrë menjëherë Çlirim Gjata: “Moj vajzë ti duhet ta meritosh mbiemrin tënd. Por Rudina Hajdari është kundërpërgjigjur: Kush je ti, më çfarë pozicioni flet je gjykatës ti që më gjykon mua, apo përse nuk jam dakord me kryetarin e partisë tënde…”.!

Ishte sekretari për Çështjet Ligjore të PD që nuk kujtoi në një moment mbiemrin e Hajdarit dhe deputetja iu kthye duke i thënë se mbiemri i saj është shumë i rëndësishëm.

DEBATI

Hajdari: Duhet që të them se mbiemri që mbaj unë është një mbiemër shumë i njohur dhe nuk e di pse e paska harruar zoti Gjata.

Gjata: Moj vajzë ti duhet ta meritosh mbiemrin tënd.

Hajdari: Kush je ti, më çfarë pozicioni flet je gjykatës ti që më gjykon mua, apo përse nuk jam dakord me kryetarin e partisë tënde…

Gjata: Unë po të them që të duhet të meritosh atë mbiemër që ke zgjedhur që të mbash, por nuk dua të hy fare në debat me ty.