HomeBlog

Avokati bën paralajmërimin e fortë për Metën: “Është vetëm çështje ditësh”! Ja çfarë do ndodhë në Gjykatën Kushtetuese

Avokati bën paralajmërimin e fortë për Metën: “Është vetëm çështje ditësh”! Ja çfarë do ndodhë në Gjykatën Kushtetuese

Dekreti i presidentit, i dërguar prej tij në KQZ, nuk u rrëzua nga KQZ, por nuk u zbatua prej saj si i pavlefshëm.
Ndërsa këtu del kjo pyetje: çfarë nodh kur një institucion nuk pranon të zbatojë një dekret apo një ligj? Ndaj këtij institucioni fillon menjëherë ngritja e akuzës nga Prokuroria sepse ky është krim, dhe shefi i lartë i institucionit arrestohet me vendim të gjykatës penale.

Atëher, ky Meta, pse nuk e ngriti akuzën kundrejt Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve kur ky nuk ia zbatoi dektetin? Madje edhe këta, që pirren të flasin në forma të koshiencë popullore, pse nuk e denoncojnë KQZ-në në Prokurori?

E dini pse nuk e denoncojnë? Sepse e këta e dinë që ai dekret është një akt administrativ absolutisht i pavlefshëm, zbatimi i të cilit çon drejt akuzës penale Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Ja kjo është e vërteta juridike e kësaj çështjeje.

ll.
Po Parlamenti do ta ngrejë komisionin e hetimit parlamentar për hetimin e Presidentit të Republikës?

Sigurisht që do ta ngrerë të hënën. Kurse Meta iu kërcënohet ndërkombëtarëve. Por ata nuk po e përfillin fare, se Meta tani është një individ i akuzuar.

Po gjykata Kushtetuese që nuk ekziston?

Riemërimi i gjyqtarëve të Gykatës Kushtetuese është çështje ditësh, kurse hetimi parlamentar kundër Presidentit të Republikës zgjat deri në 3 muaj.

Por një gjë është esenciale në këtë kohë: me shkarkimin e Presidentit të Republikës fillon në Shqipëri era e vërtetë perëndimore e ligjit, drejtësisë, demokracisë parlamentare dhe zhvillimit ekonomik integral./ Nga Spartak Ngjela