HomeAktualitet

Militantët e PD-së nuk duken gjëkundi në bulevard, por Basha thotë se 70 mijë protestues janë nisur drejt Tiranës

Militantët e PD-së nuk duken gjëkundi në bulevard, por Basha thotë se 70 mijë protestues janë nisur drejt Tiranës

Pak orë para protestës së dhjetë kombëtare të opozitës, Partia Demokratike ka nxjerrë shifrat e pjesëmarrësve.

Sipas PD-së, janë gati 70 mijë protestues nga rrethet që do të marrin pjesë në protestën e sotme, pa llogaritur Tiranën që gjithmonë ka numrin më të madh.

Kukësi 4600 protestues

Shkodra rreth 10 000 protestues

Dibra 5 500 protestues

Lezha 7800 protestues

Vlora 5800 protestues

Fier rreth 6 500 protestues

Gjirokastra 2800 protestues

Berati rreth 3000 qytetarë.

Durrësi rreth 10 000 protestues,

Elbasani 8 600 protestues

Korça afro 5 600 protestues