HomeAktualitetDebat

Aleatët e Bashës i kërkojnë KQZ-së të nisin procedurat për zhvillimin e zgjedhjeve të 13 tetorit me Ramën kryeministër

Aleatët e Bashës i kërkojnë KQZ-së të nisin procedurat për zhvillimin e zgjedhjeve të 13 tetorit me Ramën kryeministër

Aleatët e Lulzim Bashës duan zgjedhje në 13 Tetor. Kjo bëhet e ditur nga një letër që i kanë dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku kërkojnë hapjen e procedurave për regjistrim si dhe organizimin e tyre.

Vendimi vjen pas një takimi me Bashën në selinë e PD, ku duket se ky i fundit po i përdor aleatët drejt një strategjie të re.

Në thelb, partitë e vogla të opozitës kërkojnë të hyjnë në zgjedhje sipas dekretit të Presidentit, qoftë edhe me Ramën kryeministër.

Në thelb, partitë e vogla të opozitës kërkojnë të hyjnë në zgjedhje sipas dekretit të Presidentit, qoftë edhe me Ramën kryeministër.

Nëse merret për bazë data e caktuar nga Presidenti, afati i fundit për regjistrim është 4 Gushti. Letra është firmosur nga Partia Republikane, ajo Agrare Ambientaliste dhe LSI.